Një ditë para votimit të “Vetting-ut”, Donald Lu në zyrën e Bashës


Një ditë para miratimit të “Vetting-ut”, ambasadori amerikan Donald Lu, ka takuar kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Kjo, duke qenë se PD është shprehur kundër.
Madje, Oerd Bylykbashi deklaronte pak ditë më parë në emër të PD-së, se do ta çonin atë në Gjykatën Kushtetuese.
Megjithatë, edhe nëse PD vendos të mos votojë, “Vettingu” do të kalojë vetëm me votat e mazhorancës.
Kjo, duke qenë se në këtë rast votat e PD-së janë të panevojshme.