Një ditë pas përmbytjes ushtria zbraz nga uji “Citypark-un”

150

citypark

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të zjarrfikësve që vetëm 24 orë pas përmbytjes që preku gjithë Shqipërinë, qendra tregtare “Citypark” në Tiranë të zbrazet nga uji.

Por po sot janë çliruar nga uji jo vetëm zona të tëra në Kryeqytet falë ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe punonjëve të bashkisë, por edhe në shumë zona të tjera të vendit, ku dje gjithçka ishte nën “mbretërinë” e ujit.

“Më e keqja shpresojmë të ketë kaluar, por FA mbeten në terren, plotësisht të angazhuar në ndihmë të banorëve.

207 trupa, helikopterë, mjete të rënda, zjarrëfikëse e gjeneratorë janë të shpërndara anembanë vendit, në #Tiranë, #Lezhë, #Laç, #FushëKrujë e #Shkodër.

Në gatishmëri janë edhe Shkolla e Trupës në #Bunavi, #b3k në #Poshnje dhe DMR në #Gjirokastër.

Sigurisht që jetët njerëzore janë parësore, por në vëmendje kemi edhe gjënë e gjallë dhe pronën e qytetarëve, siç është ky rast në Tale të Lezhës. Përpjekjet vazhdojnë!”,- ka shkruajtur ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një status në profilin e saj në Facebook.

Ndërkohë po sot, edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka vijuar me inspektimet në zona të ndryshme të kryeqytetit për pastrimin dhe heqjen e ujit nga zonat e përmbytura.

“Qindra shqiptarë të mirë nga Bashkia, Zjarrëfikësit, Policia e Ushtria, ishin sot në shërbim! Le t’u themi atë që meritojnë: FALEMINDERIT! ? ??”,- ka qenë statusi i kryebashkiakut Veliaj në Facebook për këto ngjarje.

Comments