Një El Klasiko përtej kontinentit

149

Një El Klasiko e pazakonshme, por kësaj rradhe mbase për herë të parë në histori diku larg kontinentit evropian përballen dy gjigandët e futbolit spanjol dhe jo vetëm,pra Barcelona dhe Real Madrid transmeton Faktiditor.ch.Ndeshja është vetëm një nga tre të tillat që këto dy superskuadra do ndeshen mes tyre duke e bërë të nxehtë jo vetëm futbollin por duke e flakur atë për nga atmosfera gjithandej globit.Barcelona në mesnatë luan me Realin kampion të dyfishtë por Reali duhet të gjejë të paktën kësaj rradhe rrugën që con deri te fitorja me blaugranat, e harruar se kur ka ndodhur për herë të fundit.Por madrilenët kanë një avantazh, sepse ata nuk kanë përplasje brenda tyre dhe aq më tepër kanë një trener që ka vënë themelet, kurse Barcelona me Valverden është në fazën e ndërtimit mbase të një cikli të ri.Mbi të gjitha këto ndeshje janë gjithmonë një mrekulli e futbollit dhe Amerika e madhe do ketë mundësinë të sheh skuadra të mëdha që i japin tjetër kuptim lojës më masive në planet -Futbollit./Faktiditor.ch/

Comments