Një foshnjë viktimë e parë e fruthit në Greqi

169

Një foshnjë 11-muajshe, e cila vdiq nga fruthi në një spital në Greqi, është viktima e parë e kësaj sëmundjeje në vend këtë vit, njofton gazeta “Ta Nea”.

Foshnja nuk ishte vaksinuar sepse ishte nën kufirin e moshës prej 15 muajsh.

Sipas të dhënave të Qendrës Greke për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, në Greqi deri më tani janë regjistruar 326 raste të fruthit.

Shumica e tyre janë fëmijë të vegjël në pjesën jugore të vendit, ndër të cilat shumica janë romë.

Comments