Një i vdekur dhe gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Arllat-Malishevë

157

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën Arllat-Malishevë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë ajo.

Moebel THEMA

Në këtë aksident të përfshira ishin dy automjete, të cilat në momentin e aksidentin kanë qenë në lëvizje.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin është duke u marrë hetuesia nga Njësiti i Trafikut Rrugor./Lajmi.net/

Comments