Një këmbësor goditet për vdekje në Gjakovë

289
fresco

midle

Një person ka vdekur në vend si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e një veture në Gjakovë.

Policia e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur të premten në fshatin Osek Hylë të Gjakovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti përderisa ishte duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin- viktimën mashkull. Viktima nga lëndimet e marra ndërron jete ne vendin e ngjarjes, vdekjen e te cilit e konstaton ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, njofton Policia e Kosovës.

Comments