Një kumanovar po lufton me jetën, pas një lëndimi në lumin e Pcinjës
Një kumanovar e ka lënduar kokën gjatë rënies në lumin Pcinja, dje në fshatin Shupli Kamen në Kumanovë, ndërsa tani gjendet me vetëdije të humbur, informuan nga policia, transmeton TetovaSot.
Pas ndihmës mjekësore në Kumanovë, B.S.(24) për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup, ku iu është konstatuar një lëndim i rëndë në trup.
Ai është jo kontaktibil dhe po lufton me jetën.