Një makinë përplaset me trafikndarësen në Derven të Fushë Krujës Dy persona kanë vdekur dhe dy janë plagosur

342

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnate në superstradën Fushë Krujë – Thumanë.. Policia njofton se 2 persona kanë humbur jetën pas përplasjes me trafik-ndarësen, ndërkohë 2 të tjerë ndodhen në spital. Ngjarja ndodhi rreth mesnates në superstradën Fushë- Krujë – Thumanë, mjeti me targa AA 166 LA është përplasur ne trafik-ndarësen. Për pasojë u dëmtuan rëndë 4 persona. Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë shtetasit R. K. 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A.P. 25 vjeç, banues në Laç. Kurse ndodhen nën kujdesin e mjekëve shtetasit L.S. banues në Laç dhe B.D. banues në Tiranë.

Comments