Një nga politikanët më kontraversal në Europë dënohet nga gjykata për diskriminim

150

Një nga politikanët më kontraversal në Europë dënohet nga gjykata për diskriminim

Politikani i ekstremit të djathtë Geert Wilders është dënuar për diskriminim dhe nxitje të urrejtjes nga një gjykatë holandeze. Ai u akuzua në lidhje me një incident të vitit 2014,  ku ai i bëri thirrje mbështetësve të tij  të brohorisnin se donin: “Më pak! Më pak marokenë në Holandë”. Pakica marokeno-holandeze ishte e zemëruar dhe ngriti akuza.

Gjykata tha se ka provuar “ligjërisht dhe bindshëm” se Wilders  ka fyer marokenët , shkruan “The Independent’.

Partia e e tij e ekstremit të djathtë në Hollandw, kryeson   sondazhet e Evropës “populistët’ që po fuqizohen vrullshëm.

Wilders mohoi çdo keqbërje, duke thënë se komentet që ai bëri, që gjithashtu përfshinin edhe komentet se “Marokenët janë llum”, janë të mbrojtura nga liria e fjalës.

Comments