Një nxënëse e shkollës së mesme nga Bogovina është lënduar gjatë rrëzimit nga autobusi
Një nxënëse e shkollës së mesme e moshës 17 vjeçare nga Bogovina, ka marrë lëndime të rënda në kokë…
Një nxënëse e shkollës së mesme e moshës 17 vjeçare nga Bogovina, ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në gjendje jo kontaktuese urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit pasi dje rreth orës 14:00 ka rënë nga autobusi në afërsi të pompës së benzinës në Palçishte të Poshtme, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Në koordinim me prokurorin publik merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të të gjitha detajeve rreth këtij rasti, si dhe pse ka rënë dhe është lënduar vajza 17 vjeçare nga Bogovina.