Një person është lënduar rëndë nga goditja elektrike gjatë tentimit për vjedhje në hekurudhën në Trubarevë

348

Një djalë në moshë mes 20 dhe 25 vjet ka marrë lëndime të rënda trupore nga goditja elektrike në stacionin hekurudhor Trubarevë gjatë tentimit për vjedhje.

“Gjatë tentimit për vjedhje sot në orën 12:58 në stacionin hekurudhor Trubarevë ka ndodhur një fatkeqësi, gjegjësisht një person në moshën mes 20 deri 25 vjet ka marrë lëndime të rënda trupore, i cili me automjet të ndihmës së shpejtë është transferuar në spital”, informojnë nga Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura.

Siç sqarojnë personi i lënduar duke lëvizur nëpër hekurudhë është ngjitur në automjet binaresh për mirëmbajtjen e rrjetit kontaktues e cila është lënë në rrugë të elektrizuar dhe pas afrimit në zonën e rrezikshme të rrjetit kontaktues ka marrë goditje nga energjia elektrike.

Gjatë goditjes elektrike, siç thonë personi ka marrë djegie të shkallës së lartë në trup.

Rasti është paraqitur në polici e cila punon në zbardhjen e plotë të saj.

Comments