Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë

70

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan lajmi.net.

Moebel THEMA

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Njoftimi i plotë:

HETIM MBI VDEKJEN | Prishtinë 26.06.2022 – 16:11. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Lajmi.net/

Comments