Të paktën 17 persona janë plagosur pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu një transportin e trenave nëntokësor në Hong Kong.
Policia ka arrestuar një person për zjarrvënie të qëllimshme por tha se nuk kishin asnjë provë për motive terroriste.
“BBC” raporton se një burrë ishte përpjekur të hidhte një ‘bombë benzine’ brenda transportit gjatë orëve të fluksit në mbrëmje.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërndarë një video që tregon një grua të shtrirë në platformën e përfshirë në flakë, ndërkohë që pasagjerët e tjerë përpiqen të shuajnë zjarrin.
Treni po udhëtonte nga Admiralty në stacionin e Tsim Sha Tsui. /SYRI.net/