Policia e Ohrit sot në orën 00:25 ka arrestuar një person 20-vjeçar. Gjegjësisht, i arrestuari dyshohet se 1 orë më herët në ora 23:30 para Pallatit të sportit në Ohër ka lënduar me plagë me thikë tre persona, një person i moshës 25 vjeçare dhe dy persona të moshës 22 vjeçare.
SVR Ohër ka arrestuar të dyshuarin në kryqëzimin e bulevardit “Turištika” me rrugën “Abbas Emin” në Ohër, si dhe është gjetur edhe motoçikleta BMW të cilën e drejtonte. SVR Ohër njofton se po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas së cilës do të dorëzohet raporti përkatës.