Një person zhduket pas hedhjes në ujë tek Ura e Fshejtë

199

Një persona është zhdukur pas hedhjes së tij nga bregu tek Ura e Fshejtë në Gjakovë.

Dëshmitarët okular i kanë thënë Policisë se personi i cili është hedhur në ujë, nuk është parë se ka dalë më nga aty, njofton Klan Kosova.

“Deri në këto momente nuk kemi informata se personi i njëjtë ka dalë nga uji – të gjitha ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes duke u marrë më rastin”, ka thënë Lirije Podrimaj, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës.

“Akoma nuk dihet edhe për identitetin e këtij personi”.

Comments