Një pjesë e dytë «argëtuese» dhe detaje të zbatuara saktë
Kombëtarja e femrave e Zvicrës ka arritur një fitore të rëndësishme 3:1 ndaj Turqisë, duke u afruar shumë pranë vendit të parë në grup në kualifikimet për Kupën e Botës. Pas pjeses se parë ku e kishin më të vështirë, skuadra tregoi një paraqitje shumë të mirë në pjesën e dytë.
Trajneri Rafel Navarro vlerësoi performancën e Sydney Schertenleib, e cila u dallua në fushë, ndërsa vetë lojtarja theksoi rëndësinë e ekipit.
Dy gola u shënuan nga Aurélie Csillag, ndërsa një tjetër nga Viola Calligaris. Zvicra synon ta konfirmojë vendin e parë në ndeshjen e radhës kundër Turqisë.

