Një pjesëtar i MPB-së është personi që ka humbur jetën në aksidentin hekurudhor

297

Efektivi i i policisë A.B. nga rajoni i policisë Gazi Babë është personi që ka vdekur në aksidentin hekurudhor që mëngjesin e sotëm ka ndodhur në kalimin Maxhari në Shkup, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Një tren transportues që qarkullonte nga Tabanoci drejt Shkupit mëngjesin e sotëm në ora 5:50 minuta është përplasur në veturën “folksvagen vento” të A.B., efektiv i policisë në rajonin e policisë Gazi Babë, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, informojnë nga MPB-ja.

Është njoftuar prokurori publik i PSP Shkup, i cili kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Comments