Një postim në Twitter i Donald Trump i kushton kompanisë ajrore plot 1 miliardë dollarë

184

Një postim në Twitter i Donald Trump i kushton kompanisë ajrore plot 1 miliardë dollarë

Fjalët e Donald Trump jo vetëm që do të shkaktojë një stuhi në rrjetet sociale por  gjithashtu mund të ndikojnë në tregjet e kapitalit.

Presidenti i zgjedhur shkroi një postim në Twitter për “Boeing”, prodhuesi më i madh amerikan të aeroplanëve, ku tha se shpenzimet për aeroplanin e ri presidencial “Air Force One” të kompanisë ishin “jashtë kontrollit” dhe se kontrata 4 miliardë dollarëshe me qeverine duhet të anulohet.

Para këtij postimi në Twitter, kompania ajrore po tregtonte me 152,16 dollarë për cdo aksion por pas deklaratës së presidentit ato ranë afërsisht me 1 për qind , saktësisht 149,75 dollarë për cdo aksion, shkruan “The Indepedent” e cila thotë se dëmi llogaritet deri në 1 miliardë dollarë

Rënia tregon se pikëpamjet e Donald Trump kanë stepur menjëherë investitorët e kompanisë, shkruan “Factset”/SYRI.net/

Comments