Një serb dhe një rus kapen nga policia në Shkup
Të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 21 e 20 minuta, në stacionin policor Qendër është arrestuar shtetasi serb me iniciale M.G., i moshës 38 vjeçare. Ai është arrestuar nën dyshimin se ka shitur bileta në të zezë për finalen e Superkupës, me çmim 250 euro. Si blerës i biletës në stacionin policor policia ka dërguar edhe shtetasin rus me iniciale N.О., të moshës 30 vjeçare, shkruan Gazeta Lajm. Pas dokumentimit të rastit, policia do të ngrejë padi penale vetëm kundër shtetasit serb për veprën “tregti ilegale”, kurse shtetasi rus ëhstë shfrytëzuar vetëm si dëshmitar i ngjarjes.