Një shtetas i Maqedonisë i plagosur në sulmin në Barcelonë, gjendet në spital

283
fresco

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, nga komunikimi me Ambasadën e Maqedonisë në Spanjë, është njoftua se një shtetas i Maqedonisë momentalisht gjendet në spital në Barcelonë, si pasojë e sulmit të mbrëmshëm terrorist.

Personi në momentin e kryerjes së sulmit ka qenë në afërsi të drejtpërdrejtë dhe ka marrë thyerje të kyçit të këmbës. Personi gjendet jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar nga shërbimet mjekësore spanjolle.

Një përfaqësues i ambasadës maqedonase gjatë natës së kaluar është nisur drejt spitali ku është shtruar shtetësi maqedonas i lënduar.

Comments