Një tërmet i fortë goditi Kilin
Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot Kilin jugor, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Zona pranë bregut të rajonit Aisen u godit dhe tërmeti u regjistrua në orën 8:38 të mëngjesit me orën lokale në një thellësi prej 35 kilometrash dhe 608 kilometra në jug të Puerto Montt.

