Një tërmet me magnitudë 6.3 …?

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi qytetin port ekuadorian Esmeraldas të premten. Sipas punonjësve të shpëtimit, 20 persona u plagosën dhe autoritetet thanë se dhjetëra ndërtesa u dëmtuan. Tërmeti ndodhi pak para orës 7 të mëngjesit (me orën lokale) dhe u ndje në dhjetë nga 24 provincat e vendit.
Sipas autoriteteve, 60 ndërtesa banimi dhe një qendër shëndetësore në Esmeraldas u dëmtuan dhe fasada e një ndërtese ushtarake u shemb pjesërisht. Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa dërgoi ministra në qytetin port për të koordinuar shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe iu drejtua popullatës nëpërmjet shërbimeve online: “Qeveria është me ju dhe do të mbetet e tillë”.