Një tjetër vogëlush i mbuluar me gjak e pluhur shpalos tmerrin në Aleppo (Foto)

235
fresco
midle

Pamje që ta copëtojnë zemrën nga skena të betejës siriane në Aleppo, sulmet e fundit ajrore kanë goditur një ndërtesë ku mbetën të vrarë 25 persona.

Një fotografi që po shpalos tmerrin në Aleppo është edhe një djalë i mbuluar nga pluhuri dhe gjaku, ndërsa vëllai i tij më i vogël nuk arriti t’i mbijetonte sulmeve ajrore dhe vdiq, transmeton lajmi.net.

Pas gjithë atyre përpjekjeve për të arritur armëpushim, kjo lagje ishte në sulme të vazhdueshme  dhe të rrepta ajrore.

Sot Kombet e Bashkuara paralajmëruan se dy milionë njerëz kanë mbetur pa ujë, pas bombardimit të Sirisë.

profimedia-0300878912

Comments