Një vajzë shkelet me veturë në Shkup

353
fresco
mvr_1-75643-620x330
midle

Një vajzë e moshës 14 vjeçe mbrëmë është shkelur me një xhip në lagjen e Shkupit, Volkovo, transmeton TetovaSot.

Aksidenti ka ndodhur afër shkollës, kur një veturë terreni me ngjyrë hiri nga arsye të panjohura është përplasur me vajzën.

Kalimtar të rastit thuan se përplasja ka qenë e fort ku vajza ka pasur lëndime të rënda dhe gjakderdhje në kokë. Në vendngjarje ka arritur Ndihma e Shpejtë, pas së cilës vajza është dërguar në spital. Ata thuan se bëhet fjalë për një lëndim të rëndë edhe pse për këtë gjë nuk kemi vërtetim zyrtar nga mjeku.

Vërtetim zyrtar ende nuk ka as nga policia./

Comments