Një vit pa Muharem Idrizin (Në vend të përshpirtjes)

683
fresco

Salajdin Salihu

Gazetari Muharem Idrizi ishte Mik i madh, Njeri i veçantë, shpirtbardhë, shpirtmadh, korrekt, motivues, i dashur, i guximshëm. Ai ma mësoi gazetarinë televizive.
Muharem Idrizi do të kujtohet për dokumentarët e veçantë, që vazhdojnë të emetohen dhe të zgjojnë interesim te publiku. Do të kujtohet si gazetar i shquar i Televizionit të Prishtinës dhe si redaktor në TV Art të Tetovës. Do të kujtohet si Njeri i mirë, i dashur, dinjitoz.
Për mua përherë do të mbetet Njeri dhe Mik i veçantë.
Përherë mirënjohës…

Comments