Njerëzit në rrugë nga frika, tëmeti në Shkup shkakton dëme materiale-pa viktima
Janë disa foto të Faktiditor që paraqesin shqetësimin e njerëzve nga tërmeti i sotëm që goditi disa herë Maqedoninë që nga orët e para të mëngjesit.Këto dridhje që nuk kanë mbetur pa dëme materiale, kanë shkaktuar panik dhe shqetësime edhe te njerëzit që kanë braktisur vendet ku kanë qëndruar përfshirë këtu shtëpitë e banimit, qendrat tregtare, objektet e bizneseve etj.Bëhet e ditur se tërmeti i sotëm që dridhi kryeqendrën por edhe disa qytete tjera të Pollogut përfshirë Tetovën dhe Gostivarin ka shkaktuar edhe dëme materiale.Disa pamje të regjistruara në Shkup tregojnë se janë dëmtuar edhe objekte fetare në Saraj, pastaj kanë pësuar disa vetura që janë goditur nga lartë me copa betoni të cara nga dridhjet të ndodhura afër ndërtesave të mëdha.
Ndryshe Tërmeti u ndje në pothuajse të gjitha qytetet Maqedonisë dhe në Serbi, Kosovë, Bullgari.
Për shkak të tërmetit të fortë ishte evakuuar qendra tregtare Capitol Mall në komunën Aerodrom.
Epiqendra e tërmetit të dytë ishte gjithashtu zona e Shkupit
Sipas Qendrës Sizmologjike mediterane Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 5 gradë të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 7 km në lindje të Shkupit./Faktiditor/.