Ushqimet hudhen, njerëzit vdesin urie

204
Sa i përket Maqedonisë, 444.500 njerëz jetojnë nën pragun e varfërisë, thonë nga Enti shtetëror i statistikës.
Por, derisa njerëzit vdesin urie, çdo vit në botë 1.3 miliard ton ushqime, gati një e treta e atyre që prodhohen, shpërdorohen. Maqedonia nuk mbetet mbrapa edhe sa i përket shpërdorimit të ushqimit.
Sipas projektit “Ushqimi për të uriturit, e jo në deponi”, tregon se mijëra ton ushqim, që është i mirë për konsumim, çdo vit përfundon në deponi.
Fruta dhe perime që kanë qëndruar disa ditë, por nuk janë të prishura, qumësht dhe mish me përpunimet e tyre, të cilët janë para skadimit të afatit, bukë dhe pasta, ëmbëlsira dhe ushqim tjetër të paketuar, çdo ditë hidhen nga shitoret dhe restorantet e Maqedonisë.
“Ushqimi tek ne më shumë hidhet prej supermarketeve, prej shtëpive, gjithashtu nuk mungojnë edhe restorantet, për shkak se ushqim teknik të përpunuar gjithmonë ka pasur dhe do të ketë. Më shumë hidhet buka, pastaj janë prodhimet e mishit që janë me afat të skaduar”,- deklaroi Dushko Hristov nga Banka Maqedonase për Ushqim.
“Kjo është një iniciativë e mirë, për të cilën duhet të japim më shumë kontribut që të kemi më shumë rezultate, sepse me të vërtetë ka njerëz që kanë nevojë për këtë ndihmë. Ndjehet nevojë e madhe për funksionimin e këtij sistemi që po mundohemi ta zbatojmë”,- tha Maja Angelovska nga MKC – Manastir.
Qytetarët e anketuar thonë se nuk praktikojnë hedhjen e ushqimit dhe kujdesen që ai t’u jepet nevojtarëve.
“E hedhim më shumë, nuk kërkon askush. Kriza ekonomike ka, siç e shihni edhe vet, por nuk është krizë kafshatat e bukës që kanë mbetur t’ia japim fqinjit, nuk ka as kuptim si dhe mund të ndjehet i ofenduar”,- u shpreh një qytetar.
“Ia japim ndonjë nevojtarit. Po, më shumë ua japim nevojtarëve, kush ka nevojë”,- u shpreh një qytetare.
“Konkretisht unë nuk lejoj që të hidhet. Për të hedhur nuk i hedh, pasi që gjendet mënyra se kujt do t’ia dhuroj”,- u shpreh një qytetare.
Projekti “Ushqimi për të uriturit, e jo në deponi”, u organizua nga Koalicioni për luftë kundër urisë dhe Bankës për ushqim – Maqedoni, ku u prezantua edhe përvoja nga Franca, me anë të përfaqësuesit të parë, i cili ka arritur të nxisë dhe të miratojë Ligjin për mosgjuajtje të ushqimit nga vetëshërbimet në vendet e tyre.
Comments