Njësia zgjedhore 1 dhe 6 – pikat e nxehta të zgjedhjeve të 11 dhjetorit (VIDEO)

222

Moebel THEMA

lideret

Kryetarët e partive politike preferojnë të dalin si bartës të listave, aty ku rezultatet janë më të ngushta.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 në njësinë zgjedhore numër 1, bartës listës për VMRO-DPMNE ishte Nikolla Gruevski i cili arriti të fitojë LSDM-në me 15 mijë vota dallim, listën e të cilës e kryesonte Renata Deskoska. Në njësinë zgjedhore numër 6, që njihet si njësia ku partitë shqiptare marrin shumicën e votave, Ali Ahmeti ishte bartës liste për BDI dhe kishte kundër kandidat Menduh Thaçin nga PDSH, të cilin arriti ta fitojë me thuajse dyfishin e votave. Por ku do të zhvillohet lufta kryesore për vota në zgjedhjet e 11 dhjetorit?!

LSDM thotë se sfida do të zhvillohet në të gjithë shtetit… qytetarët kundër Nikolla Gruevskit.

“Në Republikën e Maqedonisë do të ketë vetëm një luftë. Jo nëpër njësi zgjedhore por luftë e qytetarëve kundër Nikolla Gruevskit”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

VMRO-DPMNE thonë se qëllimi i tyre është që të sigurojnë 63 ulëse në parlament.

“Gjithkund presim, në të gjitha njësitë synojmë që të marrim numrin maksimal të votave. Qëllimi ynë është që të arrijmë të fitojmë 63 mandateve”, tha tha zëdhënësi i VMRO-së, Petre Shilegov.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi thotë se partia e tij në zgjedhjet e ardhshme është favorit në dy njësi zgjedhore, në të gjashtën dhe dyshin.

“Për të qenë i sinqertë, unë mendoj se po të mos jetë manipulimi në Kërcove PDSH-ja është favorit në njësinë zgjedhore numër gjashtë, dhe po ashtu mendoj se në njësinë zgjedhore numër dy PDSH-ja është favorit për shkak të ngjarjeve të tmerrshme në Kumanovë dhe në Shkup. Në njësinë zgjedhore numër 1 nuk është favorit BDI-ja, por as PDSH-ja nuk është”, tha ai.

BDI ndanë ka mendim të kundërt me Thaçin. Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Bujar Osmani thotë se këtë herë presin që të kenë mbështetjen ende më të fuqishme se herët e kaluara.

“Në bazë të gjitha anketave nga organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, por edhe nga ajo që shohim në teren, pritet që qytetarët përsëri masovikisht të mbështesin opsionin më të sigurt të tyre në gjithë këto vite, atë të BDI-së në të gjitha njësitë zgjedhore ku ne kandidojmë”, u shpreh Osmani. 

Analisti politik Nano Ruzhin betejat kryesore i sheh në njësinë zgjedhore numër një dhe gjashtë, ku edhe pret që si bartës të listave të ndeshen liderët e katër partive politike.

“Njësia zgjedhore numër një gjithmonë ka qenë një tregues se kush mund të fitojë, por nga ana tjetër në njësinë zgjedhore numër gjashtë do të përballen partitë politike nga blloku shqiptarë, por nga aty presim çudira dhe marrëdhënie të ashpër në mes të politikanëve dhe të simpatizantëve të partive, por frikësohem se aj temperament të mos sjellë incidente“, tha ai.

Ndërkaq partitë e reja jashtëparlamentare me krijim e blloqeve, synojnë që të ua prishin planet partive të më të mëdha./Tv21

Comments