Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), informoi se është njoftuar për vendimin e nënshkruar për zgjedhjet lokale nga Parlamenti dhe pret që dokumenti të dërgohet dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare.
Pas publikimit të Aktit për shpalljen e zgjedhjeve lokale në Gazetën Zyrtare, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje në të cilën do të miratojë kalendarin me të cilin përcaktohen aktivitetet dhe afatet zgjedhore. Sipas kalendarit do të fillojë edhe zbatimi i të njëjtave, njoftojnë nga KSHZ.