Noizy vs Cosman apo tërmetet
Urim SALIHU
Tërmetet kanë disa ditë që po dridhin Shkupin dhe qytetet tjera në Maqedoni.Midis panikut, dëmeve dhe pasojave tjera, njerëzit jetojnë nën ankthin e cdoditshëm.Ka shumë prej tyre që nuk flejnë më në shtëpitë e tyre shkaku i frikës serike se mund të ndodhë ndonjë katastrofë.Në mendjet e tyre qëndron viti i largët i 1963-shit.Xhemaili ka tre ditë që ka rregulluar një tendë dhe ka shkuar të bëjë natën bashkë me familjen në një strehë më të sigurtë, larg ndërtesave të mëdha.” është Zoti që përcakton sa do të jetojmë, por sinjalet e tërmetit na bëjnë që të jemi të kujdesshëm.Zoti thotë mbrohu pak që të të mbrojë shumë” thotë Xhemaili.Madje edhe cerdhet dhe shkollat në zona të Shkupit kanë ndërprerë punën shkaku i dridhjeve të shpeshta.Gati 20 tërmete kanë ndodhur për vetëm tre ditë dhe kjo mbetet një situatë alarmante.Por derisa mediat në Maqedoni nuk rreshtën së informuari për këtë fenomen natyrorë shumë kërcënues, mediat nga Kosova më shumë i kanë dhënë publicitet plagosjes ose më saktë armiqësive midis Noizit dhe Cosman që gjeneroi me plagosje dhe rrahje.Tërmeti më i rëndësishëm dhe kërcënimi për të shkaktuar ndonjë katastrofë apo top lajmi i dy reperëve që edhe pa u grindur kanë mbushur shtypin rrozë gjithandej.Për të mirë ose për të keq, lajmi i tyre duket më i rëndësishëm.Ata bëhen sërish protagonistë me ngjarrjet tepër të ulëta që ndodhën në kryeqendrën e Kosovës që nuk u ngjajnë artistëve dhe gjatë gjithë kohës mediat u morrën në imtësira.Si një lajm i kronikës së zezë është normale që të publikohet por lajmi për tërmetet e vazhdueshme nuk është kronikë e bardhë.Eshtë më shumë se kaq.Eshtë trishtimi i njerëzve që u goditën dy herë brenda një fraksioni kohe.Më parë ishin vërshimet që shtrinë për toke Hasanbegun duke shkaktuar dëme të paimagjinueshme, shumë viktima në njerëz , shumë prona të shkatërruara dhe shtëpi të pabanueshme .Noizi dhe Cosman dolën të jenë protagonistë më të mëdhenj në media se sa tragjedia e mundshme e tërmeteve rreziku i së cilës duket se nuk ka kaluar akoma-të paktën kështu thonë ekspertët që e njohin këtë cështje.