Noizy zbulon një pjesë të duetit me Dafina Zeqirin?[Video/Foto]

Së pari, ishte Noizy ai i cili kishte publikuar një listë të këngëve që do t’i publikojë me radhë, e në mesin e tyre kishte shkruar “A don love a don sex ft…”.
Ai nuk zbuloi se me kë po vjen ky bashkëpunim, por këto fjalë i kanë përdorur edhe në fotografitë që kanë postuar kohë pas kohe, qoftë në komente apo në mbishkrimin që i lanë një imazhi të përbashkët.
E së fundi, reperi ka postuar një video, në të cilën në prapavijë dëgjohet kënga e re e tij, duke i lënë mbishkrimin “A don love a don sex, A mdon mu a don Noizyn”.

Atëherë, mbetet të shihet ditëve në vijim se a është me të vërtetë ky dueti mes Noizyt dhe Dafinës. /Lajmi.net/