Normalizohet gjendja në komunën e Tetovës, Gorgunica dhe Jazhinca edhe më tej të bllokuar

Ndërkohë situate e rëndë vazhdon edhe më tej të mbete në fshatin Gurgunic të komunës së Bervenicës, dhe në fshatin Jazhincë.
Banorët e fshatrave të bllokuar duke mos pasur qasje në qytet përmes telefonit edhe sot kanë alarmuar situatën , duke kërkuar ndihëm nga institucionet që sa më shpejtë t’ju vinë në ndihmë sepse nuk mund të transportojnë as personat e sëmurë dhe sipas banorit të fshatit Gurgunic, ata janë të bllokuar që nga dita e enjte.
“Në fshatin tonë gjendja momentalisht është shumë e keqe, prej ditës së enjte e deri më sot i gjith fshati është i bllokuar. Kemi fëmijë të sëmurë, nuk ka marrë as kush masa për këtë fshat, un si anëtar i këtij fshati, i bëj thirrje qeverisë dhe kryetarit të komunës ne të marin masa, të mos na lë në borë pasi I vetmi fshat është malor këtu, kemi mbetur këtu s’kemi ka lëvizim s’kemi ushqime”, shprehet Sulejman Rexhepi nga fshati Gurgunic.
Ndërkohë, kryetari i komunës së Bervenicës, Enver Pajaziti është shprehur se komuna që ai e drejton , po punon pa ndërprerë për normalizimin e gjendjes në gjitha rrugët që menaxhohen nga komuna e Bervenicës
“Po punohet edhe në zhbllokimin e rrugës të fshatit Gurgunic, por era e madhe po e vështirëson zhbllokimin e saj që sipas tij është e pa mundu të luftohet me natyrën”, shprehet kryetari i komunës së Bervenicës, Enver Pajaziti.
Kreu i komunës tha se ekipet për pastrimin të rrugës edhe sot janë në teren dhe po punojnë për debllokimin e rrugës të fshatit Gurgunicë.

