Norvegji, lejohet vendosja e ushtarëve amerikanë afër kufirit rus

188

Moebel THEMA

 Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin 330 ushtarë në Norvegji, ka njoftuar mbrëmë qeveria e këtij vendi, në një lëvizje që me gjasë do ta shqetësoj Rusinë fqinje…
Këta ushtarë amerikanë do të vendosen në bazën ushtarake Vaernes, afro 1 mijë kilometra nga kufiri i Rusisë.
Aktualisht, Shtetet eBashkuara kanë pasisje ushtarake në Norvegji, që është aleate e NATO-s, por jo ushtarë.
“Është madhore për sigurinë e Norvegjisë, që aleatët tanë të vijnë këtu për të marrë njohuri se si të operohet në Norvegji dhe me forcat norvegjeze”, tha ministrja e mbrojtjes e Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide.
Javën e kaluar, Ambasada e Rusisë në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë, ka shprehur befasi për idenë e vendosjes së trupave amerikane në Norvegji, duke theksuar deklaratat e shpeshta të liderëve norvegjzë se Rusinë nuk e shohin si kërcënim./REL
Comments