Norvegjia po ndërton tunelet e parë nënujorë “të lundrueshëm”
Norvegjia ka një plan ambicioz për të lehtësuar bllokimet e trageteve lokale duke ndërtuar kështu një seri tunelesh nënujorë, të cilët lejojnë udhëtarët të udhëtojnë ndërmjet vendeve përmes ujit.
Të ashtuquajturat “urat e zhytura lundruese” do të konsistojnë në tuba të mëdhenj të mbajtur pezull nga struktura mbështetëse ujore që qëndrojnë 100 këmbë poshtë ujit. Secila do të jetë e gjerë mjaftueshëm për dy korsi trafiku dhe strukturat lundruese do të lehtësojnë udhëtimin e trageteve për të marrë udhëtarët nga një pika A në një pikë tjetër B. Pastaj pjesët mbështetëse do të sigurohen në një lidhje përforcuese ose të ngulura poshtë në shtratin ujor.
Aktualisht, një udhëtim nga Kristiansand në Trondheim (680 milje) zgjat rreth 21 orë për shkak të shtatë udhëtimeve të trageteve të ndryshëm të nevojshme gjatë rrugës. Kjo jo efiçensë vjen si pasojë e fjordeve të shumta dhe terrenit të vështirë, faktori kryesor ky në përzgjedhjen e trageteve sipër urave lundruese si një mënyre e re udhëtimi përmes ujit.
Projekti 25 bilion dollarësh mund ta shkurtojë koston kohore të këtij udhëtimi në 10 orë në vitin 2035 .
Me 1,150 tunele tashmë në përdorim përmes Norvegjisë – 35 nga të cilët janë të zhytur nën ujë – urat e reja do të jenë relativisht familjare për norvegjezët.