Nuhiu dhe Asani angazhim maksimal që shqiptarët të zgjidhin problemin me shtetësinë

175
fresco

midle
7a16d5e9-fb4f-4f23-b9af-5805dd4bb89e

Për marrjen e shtetësisë në Maqedoni, shqiptarët gjithmonë është dashur të kalojnë në një procedurë tejet të komplikuar adminsitrative në MPB, e cila në fund jo rrallë herë ka rezultuar me përgjigje negative, pasi dikush në DSK ka vlerësuar se aplikuesi, e rrezikon sigurinë dhe mbrojtjen e Maqedonisë. Madje për vendimet e këtilla qytetarët nuk kanë të dejtë ankese, pasi organi në fjalë ka të drejtën e diskrecionit dhe si opcion mbetet vetëm ankesa në gjyq, mundësi që pak njerëz e shfrytëzojnë, pasi ajo kërkon edhe shpenzime. Një përgjigje e tillë u ishte dhënë edhe deri para pak muajsh, disa shqiptarëve që kishin aplikuar për shtetësi. Por gjithçka ndryshoi me ardhjen e kuadrove të rinjë shqiptarë në poste udhëheqëse në MPB, përkatësisht me ardhjen në postin e zëvendësminsitrit të Punëve të Brendëshme të Agim Nuhiut, dhe zëvendësdrjetorit të DSK-së Arif Asanit, me angazhimin e të cilëve së fundmi përgjigje pozitive për shtetësi kanë marrë rreth 400 persona. Në mesin e atyre që së fundmi u paisën me shtetësi është edhe bashkëshortja e gazetarit Naim Sinani, të cilës njëherë i ishte refuzuar kërkesa për shtetësi. Këtë e konfirmojnë për infoshkupi.com çifti bashkëshortorë Sinani. “Po është korrekte të sqarojmë se gjat aplikimit të parë pritëm plotë një vit, e tre muaj dhe në fund morrëm përgjigje negative. Por pas ardhjes së Agim Nuhiut në postin e Zv/minsitrit, jo vetëm që morrëm përgjigje pozitive, por edhe afati ishte tejet i shkurtër, brenda tre muajsh kjo çështje u përmbyll dhe tani jam shtetase e Maqedonisë”, deklaron Gyltene Sinani. Ngjashëm shprehet edhe Besim Sejdiu: “Bashkëshortja ime pati aplikuar diku në gusht të këtij viti dhe në tetor e mori shtetësinë” thekson Sejdiu. Problemin e shtetësive infoshkupi.com e pat ngritur prej kohësh, por me ardhjen e Nuhiut si zëvendësminsitër i brendëshëm, ai dhe ekipi i tijë, kah mesi i shtetorit realizuan edhe një vizitë pune tek shërbimet e MPB-së që shqyrtojnë kërkesat për marrjen e shtetësisë! “Shërbimet e MPB-së para se t’i zbatojnë dispozitat ligjore kanë për detyrë që të bëjnë interpretimin e sakt dhe logjik të kuadrit ligjor dhe të gjejnë domethënien e drejtë të normave juridike gjatë shqyrtimit të kërkesave për shtetësi! E drejta patjetër që duhet të jetë pjesë e jetës së gjithësecilit!”, deklaroi Nuhiu pas kësaj vizite. Njëherit Nuhiu thekson se dyert e Kabinetit të tijë mbeten të hapura për secilin qytetar që ka nevojë për mbështetje dhe i fton ata që ti drejtohen pa ndonjë hezitim!

Comments