Nuhiu: MPB-ja me zv.Drejtorin Deari është nikoqire e Konferencës regjionale për bashkëpunim policor
Zv.Ministri i Policisë përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot po i zhvillon punimet Konferenca regjionale për bashkëpunim policorë ku pjesmarrës janë drejtuesit e shërbimeve policore të Shqipërisë, Kosovës, Sërbisë dhe Misionit të Eulex në Kosovë.
Më poshtë postimi i plotë i Zv.Ministrit Nuhiu
MPB-ja ME ZV/DREJTORIN BESIR DEARI ËSHTË NIKOQIRE E KONFERENCËS REGJIONALE PËR BASHKËPUNIM POLICOR!
Në Shkup po i zhvillon punimet Konferenca regjionale për bashkëpunim policor ku marrin pjesë drejtuesit e shërbimeve policore të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe të Misionit të EULEX-it në Kosovë.
Në vazhdimësi jemi duke krijuar hapësira që të shprehen kulturat dhe mundësitë e drejtuesve shqipëtarë të strukturave në MPB. Ndjehemi mirë për faktin se nikoqir i Konferencës regjionale për bashkëpunim policor është Zv/Drejtori i Byrosë për Siguri Publike në MPB të Maqedonisë, z. Besir Deari!
Qytetarët vazhdimisht presin kryerjen e punëve me cilësi, profesionalizëm dhe brenda standardeve thelbësore! Pikërisht ne jemi ata që mund të bëjmë edhe më shumë për vendin tonë dhe rajonin!
Suksese!