Nuhiu për rastin e Dimovit: Koha për fajtor kujdestar ka marrë fund!

219
fresco
Nuhiu për rastin e Dimovit: Koha për fajtor kujdestar ka marrë fund!

midle

Zv/ ministri i Ministrisë të Punëve të Brenndshme Agim Nuhiu ka reaguar rreth rastit të aksidentit në trafik të zv ministrit për punë dhe politikë sociale Dime Spasov.

Duke komentuar këtë rast Buhiu ka thënë ” Nuk mund të kemi fajtor kujdestar sa herë që dikush dëshiron t’i shmanget përgjegjësisë ligjore për kundërvajtje apo vepër penale të shkaktuar në aksidente automobilistike, qoftë ai të jetë zyrtarë i lartë shtetëror. Kualifikimi se ekzistojnë fajtorë kujdestar është i përshpejtuar! Koha për fajtor kujdestar ka marrë fund! Ne po e ndjekim zbardhjen e rrethanave dhe nuk do të lejohet shmangie nga përgjegjësia kushdo që të jetë ai”! ka thënë Nuhiu

Comments