Nuhiu shpreh ngushllime për viktimat e Stambollit

188
Nuhiu shpreh ngushllime për viktimat e Stambollit

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës se Maqedonise Agim Nuhiu deri tek homologu turk Sulejman Sojlu dhe ambasadori i Turqisë në Maqedoni Tulin Erkal shprehu ngushëllim për viktimat në aktin terrorist në natën e Vitit të Ri në Stamboll.

“Sinqerisht shpresoj se përmes bashkëpunimit intensiv të ndërsjellë dhe miqësisë së sinqertë në të ardhmen do të jemi dëshmitarë të eliminimit të të gjitha formave të terrorizmit, ndërsa me atë edhe të garantimit të sigurisë së qytetarëve tanë. Jam i bindur thellë se personat përgjegjës për këtë akt qyqar do t’i mbërrijë dora e drejtësisë pasi që vrasja e jetës së njeriut në asnjë rast nuk mund të arsyetohet dhe harrohet”, thekson Nuhiu.

Comments