Agim Nuhiu takim me ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoni z. Milan Jazbec-FOTO

190


Bashkëpunimi me institucionet sllovene në fushën policore ky ka qenë qëllimi i takimit midis njeriut të dytë të MPB-së Agim Nuhiu me ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoni z. Milan Jazbec në ndërkohë që janë diskutuar edhe tema tjera të rëndësishme që sipas Nuhiut është me rëndësi për përcaktimet tona për integrimin euroatlantik transmeton Faktiditor.ch.
“Sfidat rajonale në lidhje me krizën e refugjatëve dhe terrorizimin e organizuar determinojnë nevojën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë shtetërore dhe publike midis vendeve të rajonit” ka deklaruar zëvendësministri Nuhiu.
Republika e Sllovenisë sipas tij është vendi mik që mbështet fuqishëm Maqedoninë në realizimin e standardeve thelbësore europiane!/Faktiditor.ch/

Comments