NUHIU: Urojmë lindjen e fëmijës, prindërve Ramadani. Respekte për personelin e spitalit (FOTO)

Ministri i brendshëm Agim Nuhiu ka qenë sot në vizitë në spitalin gjinekologjik Nënë Tereza në Çair për të uruar lindjen e fëmijës së parë për vitin 2017.
“Në vizitë tek Spitali Gjinekoligjik “Nënë Tereza” në Çair të Shkupit për të uruar lindjen e fëmijës së parë në Shkup për vitin 2017!
Në emër të MPB-së, prindërve Ramadani nga Haraçina uruam që djali i sapolindur të jetë me fat e të rritet në një Maqedoni të të gjithëve!
Respekte për personelin e Spitalit dhe Drejtorin Bashkim Ismaili!”, thuhet në urimin e ministrit Nuhiu.




