Historia e fundit që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Klodjanës dhe Alketit. Ata ishin njohur që kur kishin qenë në moshë të vogël dhe ishin rritur së bashku.
Me kalimin e viteve ata kishin rënë në dashuri dhe ishin martuar me njëri-tjetrin.
Klodjana dhe Alketi kishin tentuar shumë herë që të kishin një fëmijë të tyrin. Kishin provuar çdo kurë madje edhe metodën e in vitros në Turqi, por asnjëra prej këtyre nuk kishte pasur sukses. Një mik e kishte prezantuar Alketin me doktoreshë Hysnie Aliko. Doktoresha pasi kishte kuptuar se si ishte situata i kishte bindur ata që ta provnin përsëri fekondimin artificial. Kësaj here in vitro kishte funksionuar dhe Klodjana nuk kishte lindur një por katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza.
Foto/ Nuk bënin fëmijë prej 13 vitesh, mjekja i bën me katërnjakë, ja surpriza e bukur që ndodh në emision!
Alketi dhe Klodjana kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar doktoreshën e cila i ndihmoi që të realizonin ëndrrën e tyre, të bëhëshin prindër. “Të falenderojmë për këmënguljen, forcën që na dhe, për komunikimin e vazhdueshëm dhe për profesionalizmin tënd. Nëse nuk do të kishim pasur ndihmën tënde ne nuk do të ishim të lumtur dhe të kishim një mrekulli në jetën tonë”, – ishin fjalët e prindërve.
Por doktoresha tha: “Nuk është komplet meritë e imja, e gjithë merita i shkon Klodjanës. Ajo është heroina e vërtetë e cila rrezikoi jetën e saj për të lindur 4 fëmijë!”
Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i dhuroi 4 fëmijëve një çek prej 100 mijë lekësh të reja që të mund t’i shpenzonin në dyqanet e “Hako” përgjatë një viti.


