NUK DIHET KUSH GJUAJTI ME ARMË NË “BEER FEST”
Rreth 40 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e panikut që ndodhi mbrëmë pas të shtënave me armë zjarri në “Beer Fest”.
Policia ende nuk ka arrestuar personin që ishte shkaktar i gjithë asaj që ndodhi në sheshin “Zahir Pajazit” në Prishtinë.
Daut Hoxhaj nga Policia e Kosovës, i ka thënë KosovaPress-it nëpërmjet telefonit se dyshohet që një persona ka gjuajt në armë, ku si rezultat është shkaktuar panik dhe masa ka filluar të largohet, duke lënduar njëri-tjetrin.