Një gjë e rrallë i ka ndodhur Lionel Messit i cili u ndëshkua me kartonin e kuq në përballjen ndaj Kilit.
Ishte minuta e 38’ e ndeshjes, kur me rezultatin 2-0 në favor të Argjentinës, Messi dhe Medel u ndëshkuan me kartonin e kuq.
Edhe pse ndonëse pa faj, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” u përjashtua nga loja, për ta lënë me 10 futbollistë kombëtaren e tij.
Por, ka një fakt interesant. Ky karton i kuq ishte i pari për Leon që nga shkurti i vitit 2005, kur ndëshkohej me të kuq në ndeshjen debutuese me Argjentinën.
Që nga ajo kohë, lojtari më i mirë në histori të Argjentinës ka luajtur 670 ndeshje me kombëtaren dhe skuadrën e Barcelonës.