Partia më e madhe maqedonase, LSDM ka demantuar zërat se janë në negociata me Partinë Socialiste të Lubisllav Ivanov – Xingo për hyrje në koalicionin qeverisës, transmeton Zhurnal.
Sekretari gjeneral i socijaldemokratëve, Aleksandar Kiracovski për “Fokus” thotë se këto informata nuk janë të sakta.
Megjithatë tanimë prej shumë kohësh spekulohet se po bisedohet me deputetët të partisë socialiste që këta të fundit të mbështesin shumicën parlamentare. PSM ka tre deputet në përbërjen parlamentare edhe atë, Vlladanka Aviroviq, Lupço Dimovski i cili gjindet në paraburgim shtëpiak për ngjarjet e 27 prillit dhe Stojan Millanov.

