Nuk është Juve, Chiellini jep dy emra: Ja fituesit në Champions League

550
fresco

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për favoritët e Champions Leagues.

Në një intervistë për “Mundo Deportivon”, mbrojtësi italian theksoi se Barcelona dhe Reali janë një hap para gjithë skuadrave të tjera.

Kjo sipas tij për shkak se kanë në përbërje dy ‘yje’ si Messi dhe Ronaldo që bëjnë diferencën me lojtarët e tjerë, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Gjithmonë ka katër ose pesë kandidatë për trofeun, por Barça dhe Real kanë diçka më shumë për shkak se kanë në përbërje dy lojtarë të mëdhenj si: Ronaldo dhe Messi. Ata janë lojtarë të jashtëzakonshëm që bëjnë diferencën.”, tha ai.

Bardhezinjtë nesër mbrëma përballen me kampionët në fuqi të Europës në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions Leagues e cila do të luhet në “Allianz Stadium”

/ SYRI.net /

Comments