

Euro ka shënuar sërish një rënie të fortë sot në tregun e brendshëm valutor, duke zbritur sërish nën 136 lekë, dhe duke arritur në nivelin më të ulët që nga fillimi i këtij viti.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye këtë të mërkurë me 135.85 lekë, 0.23 lekë më pak se një ditë më parë.
Në të njëjtën periudhë të një vit më parë, një euro këmbehej me 138.5 lekë.
Ekspertët parashikojnë se gjatë verës, niveli i këmbimit me lekun do të arrijë në 133 lekë për euro.
Këmbimi valutor