Nuk i regjistruan automjetin në pikën kufitare, pranga policit dhe dy doganierëve në Muriqan

187


Nuk i regjistruan automjetin në pikën kufitare, pranga policit dhe dy doganierëve në Muriqan

Një punonjës policie është arrestuar në qytetin e Shkodër nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. 57-vjeçari Ruzhdi Mashku, me detyrë inspektor, u arrestua pasi sipas policisë nuk ka regjistruar në hyrje të Pikës Kufitare të Muriqanit shtetasin Altin Okaj me automjetin e tij. Nga ana tjetër Okaj u arrestua 300 metra nga pika e kalimit të kufirit Muriqan duke transportuar me mjetin e tij Ford mallra ushqimore.

Njoftimi i policisë
Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor Ruzhdi Mashku 57 vjeç, me detyrë ndihmës specialist, kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare në Muriqan. Arrestimi është kryer pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës’’ në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se punonjësi i policisë Ruzhdi Mashku nuk ka regjistruar në hyrje të Pikës Kufitare të Muriqanit shtetasin Altin Okaj me automjetin e tij. Shtetasi Altin Okaj është arrestuar në një largësi prej 300 metrash nga pika e Kalimit të Kufirit Muriqan nga forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër duke transportuar me automjetin tip “Ford’’ me targa AA 781 MO, mallra ushqimore.  Materialet proceduriale i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Po ashtu janë vënë në pranga në Shkodër edhe dy doganierë pasi lejuan që të kalonte në pikën e kalimit kufitar Muriqan një automjet me ngarkesë, pa iu nënshtruar procedurave doganore. Gazment Kruja, 42 vjeç, me detyrë Doganier Fizikin në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, banues në lagjen “Partizani” Shkodër; dhe Arlind Mitku 28 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, banues në lagjen “Ahmet Haxhija” po në këtë qytet, akuzohen për shpërdorim detyre.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18.40, këta dy persona lejuan shtetasin Altin Okaj që të kalonte nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan Shkodër, me mjetin e tij “Ford” me targë AA781MO, pa ju nënshtruar procedurave doganore me 13 thasë me sheqer me peshë 650 kg, dhe 19 qese me kikirikë me peshë 135 kg.

Në kuadër të operacionit të koduar “Bitter sugar” u arrestua edhe drejtuesi i mjetit “Ford”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Altin Okaj, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” neni 174 i Kodit Penal, dhe për shtetasit Gazmend Kruja dhe Arlind Mitku për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen veprimtarinë doganore”, “Shpërdorim i detyrës”,

 

Comments