Nuk janë çizmet e saj! Kryemadhi tregon frikën më të madhe të Ramës

200

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet mbledhja e Byrosë për të përjashtuar 7 deputetët e opozitës për protestën e zhvilluar brenda e jashtë këtij institucioni.

Pas mbledhjes, Kryemadhi u shpreh se nuk e shqetëson përjashtimi nga Kuvendi për 10 ditë, por varfëria e shqiptarëve.

“Absolutisht fare s’më shqetëson asgjë, as përjashtimi, por varfëria e popullit shqiptar. Sa më të varfër të jenë shqiptarët aq më shumë nënshtrohen nga Edi Rama.

Nuk është më problem i politikës, por droga që ka zabtuar shkollat. Kjo është klithma më e madhe e popullit shqipar.

Për këtë gjë nuk do të ndalem në asnjë moment, luftë për ata që duan t’i kthejnë shqiptarët si spaçatorë”, u shpreh Kryemadhi.

“Përsa i përket çizmes, siç e theksova në Byronë, që ngjante si para 30 vitesh, me të njëjtat fytyra, çizmja është simbol paralajmërues.

Rama ka frikë nga një njeri që ka qenë në pushtet që në vititn 1998.

Akoma në dyert e ministrisë enë dosjet me tenderat e tij. Frika e tij më madhe është Këshilli i Lartë i Prokurorisë”, -tha Kryemadhi. /albeu.com/

Comments