Informacion zyrtarë se marrëveshja për fqinjësi të mirë është anuluar nuk ka, e rëndësishme është që marrëveshja do të nënshkruhet dhe se të arrihet dakordësi për tekstin pasiqë për disa detaje kanë mbetur thjeshtë teknike, thekson ajo.
Këtë në parlamentin bullgar e ka deklaruar zv.kryeministrja Ekaterina Zaharieva para komisionit për politikë t ëjashtme lidhur me marrëveshjen e fqinjësisë së mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.
“Nuk ka informacion të tillë, në takimin në Sofje u dakorduam që së bashku të festojmë Ilindenin”, thekson ajo.
“Ky informacion ka dal dje, në Dubrovnik kur u takuam me kolegun Dimitrov ai përmendi takimin në Mal të Zi dhe nuk kishte momente precize se kur do bëhet ose mund të bëhet me 2 gusht”, sqaroi zv.kryeministrja bullgare Zaharieva.