Nuk ka sinjale për lirimin e Nehat Thaçit

220
fresco
midle

Nehat Thaqi vazhdon të mbahet në paraburgim në Serbi, përkundër që institucionet e Kosovës janë angazhuar për lirimin e drejtorit të Policisë së Mitrovicës Jugore.

Madje, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se janë duke punuar në mënyrë intensive për ta liruar sa më parë drejtorin Thaqi.

Hoxha ka thënë se është e papranueshme sjellja e autoriteteve serbe karshi zyrtarëve të Kosovës.

Hoxhaj nuk ka mundur të tregojë se kur mund të lirohet Nehat Thaqi, derisa ka shtuar se kanë koordinuar punët me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndërkaq, në Mitrovicë, ku Nehat Thaqi shërben tash e disa vjet, zyrtarët policorë nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka reaguar në lidhje me arrestimin e Nehat Thaçi, duke thënë se ky është një arrestim arbitrar dhe kundërligjor.

Kjo nuk ishte hera e parë që qytetarë apo zyrtarë të Kosovës arrestohen, jo vetëm në Serbi, por edhe në vendet e tjera.

E kjo po bëhet në bazë të fletarresteve të Serbisë, që i ka deponuar në INTERPOL.

https://vimeo.com/185041021

Comments